Telenews

Për çka nënshkruhet sot në Berlin?

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Berlin të Gjermanisë, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ngjarja do të nisë në orën 09:15, me fjalimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, drejtuar liderëve të gjashtë vendeve.

Por cilat janë marrëveshjet që do të nënshkruhen në këtë samit?

Njëra ndër tri ujditë që pritet të arrihet sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit.

Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.

Me arritjen e këtyre marrëveshjeve, po synohet që të bëhet përafrimi ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u ndanë me luftë në vitin 1999.

Po ashtu, sot pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, qytetarët nga Kosova do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë paraprakisht.

Kujtojmë se deri më tani, Bosnje e Hercegovina ka aplikuar një ndër regjimet më të vështira sa i përket vizave në raport me Kosovën.

Klan Kosova ka dërguar ekip në Berlin në mënyrë që ta përcjellë nga afër këtë samit dhe do të ju informojë gjatë gjithë ditës për të gjitha ngjarjet e zhvilluara rreth asaj që tashmë njihet edhe si “Procesi i Berlinit”.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu