Telenews

Për herë të parë kryhet një operim i rrallë në Kardiologji

klinika-e-kardiologjise-trajtoi-6-mije-paciente-me-probleme-ne-zemer

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra.

“Kjo procedurë është minimale invazive ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur. Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ndiqet nga Policia nga Arllati deri në Malishevë – i gjendet revole me fishekë në veturë shtetasit austriak

KushtrimGuraj

Komunat e çojnë në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për shërbimin civil

Valjeta Turkaj

BE gjobit Temun me 200 milionë euro

Valjeta Turkaj