Telenews

Për herë të parë ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj serbit të akuzuar për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Prokurorisë Speciale, ndaj të akuzuarit D.R., janë siguruar prova ku si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovës , në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, e cila ka pësuar lëndime fizike dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

“Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj