Stresi së fundi ishte më i komentuari lidhur me një video që ka qarkulluar në rrjete sociale.
Në video shihej reperi duke sulmuar anëtarin e TBA-së, Arben Simonin.
Përmes një lidhje direkte në ‘Instagram’ të zhvilluar me reperin Kozak, Stresi ka folur për herë të parë mbi këtë çështje.
Ai ka thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa ndaj tij duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që ia ka bërë.
“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, thotë Stresi ndër të tjerash.
Reperi, u shpreh se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, gjersa ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.
“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj.
Konflikte të tilla nuk janë të panjohura për publikun.
https://www.youtube.com/watch?v=_rh6fX1UxKQ&feature=emb_title