Telenews

Për kaq minuta zgjati arrestimi i Maduros nga forcat e fuqishme amerikane

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i gjerë amerikan në Venezuelë, ku presidenti i vendit, Nicolas Maduro, u rrëmbye me sukses dhe u nxor nga kufijtë drejt një vendodhjeje të pacaktuar, sipas vetë presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas detajeve të fundit, misioni amerikan – i ndërmarrë nga forca elitare Delta – zgjati vetëm 30 minuta.

Kjo përfshiu kohën e bombardimeve në pika të caktuara strategjike ushtarake, si edhe rrëmbimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, për ta nxjerrë nga vendi.

Operacioni i zhvilluar gjatë natës për kapjen e presidentit venezuelas Nicolás Maduro, i konfirmuar nga burime amerikane për CBS News, u krye nga Delta Force, një nga njësitë më sekrete dhe elitare të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Angazhimi i kësaj force tregon nivelin maksimal të rëndësisë dhe ndjeshmërisë së operacionit.

E njohur zyrtarisht si 1st Special Forces Operational Detachment–Delta (1st SFOD-D), Delta Force u themelua në vitin 1977 si përgjigje ndaj rritjes së terrorizmit ndërkombëtar.

Njësia u krijua me iniciativën e kolonelit Charlie Beckwith, i frymëzuar nga struktura dhe metodat e forcave speciale britanike SAS.

Edhe pse administrativisht është pjesë e Ushtrisë Amerikane, Delta Force vepron nën komandën e Joint Special Operations Command (JSOC) dhe raporton drejtpërdrejt në nivelet më të larta të qeverisë amerikane.

Ajo njihet edhe me emra të tjerë operacionalë si Combat Applications Group (CAG), “The Unit” apo Task Force Green, për shkak të natyrës së fshehtë të misioneve të saj.

Misionet kryesore të Delta Force përfshijnë kundër-terrorizmin, kapjen ose eliminimin e objektivave me vlerë të lartë, shpëtimin e pengjeve, operacionet e drejtpërdrejta dhe zbulimin e thellë.

Njësia përbëhet nga ekipe të vogla operatorësh shumë të trajnuar, të aftë të veprojnë në kushte ekstreme dhe në territore armiqësore.

Rekrutimi në Delta Force është jashtëzakonisht selektiv.

Kandidatët vijnë kryesisht nga Forcat Speciale (Green Berets) dhe Regjimenti i 75-të Ranger, ndërsa procesi i përzgjedhjes dhe trajnimit konsiderohet ndër më të vështirët në botë.

Vetëm një përqindje shumë e vogël e kandidatëve arrin të bëhet pjesë e njësisë.

Delta Force është e pajisur me armë dhe teknologji të avancuara, duke përfshirë pushkën HK416 dhe pajisje të specializuara për operacione urbane, ajrore dhe të fshehta.

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë – Plagoset një vajzë e re që ishte kalimtare, detaje

KushtrimGuraj

Ahmeti: Mbështetje e palëkundur për ShBA-në dhe luftën kundër regjimeve autoritare

KushtrimGuraj

Si duket harta e re e Kuvendit dhe a do të ndikojnë votat me postë në rezultatin final?

KushtrimGuraj