Telenews

“Për punëtorët kërkojmë mundësi e dinjitet në shtëpi, jo më valixhe për në Evropë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet për punëtorët dhe jo denigrim.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka kërkuar siguri e barazi për të gjithë punëtorët në vend.

“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valixhe për Evropë. Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush”, shkroi ai.

(VIDEO) Rinia e PDK-së me aksion simbolik për 1 Maj, ia kujton qeverisë ikjen e profesionistëve

source

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj