Telenews

Për vrasje të rëndë, dënohen me 38 vjet burgim tre persona e një i mitur

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur një aktgjykim dënues prej 38 vjet burgim kundër tre të akuzuarve dhe një të mituri në lidhje me një rast të vrasjes së rëndë.

I akuzuari kryesor, L.S, u dënua me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. A.S u dënua me 5 vjet burgim për lëndim të lehtë trupor, ndërsa u lirua nga akuza për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

I.S mori një dënim prej 2 vjet e 4 muaj burgim për sulm dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Ndërsa, i mituri u dënua me 8 muaj në një institucion edukativo-korrektues për lëndim të lehtë trupor, duke u liruar nga akuza për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Të akuzuarve iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe detyrohen të paguajnë shpenzimet e procedurës penale dhe kompensimin e viktimave.

“Detyrohen tre të akuzuarit dhe i mituri që në mënyrë solidare t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të Gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej nga 500,00 (pesëqind) € (euro), si dhe në emër të kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç të paguajnë shumën prej nga pesëdhjetë (50) € (euro), të gjitha këto në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj

Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh

KushtrimGuraj