Telenews

Përbërja e KGJK-së drejt ndryshimit, në mars i përfundon mandati edhe Zogajt

perberja-e-kgjk-se-drejt-ndryshimit,-ne-mars-i-perfundon-mandati-edhe-zogajt

Brenda këtij viti, përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës pritet të ndryshojë, meqë 5 nga 10 anëtarë sa janë tani u skadon mandati përfshirë edhe kryesuesit të KGJK-së, Albert Zogajt.

Mandatin e parë e qoi deri në fund, por të dytin si kryesues i Këshillit Gjyqësor do duhet të e lë në gjysmë.

Albert Zogaj në mars të 2021 ishte zgjedhur anëtarë i KGJK-së, e drejtimin e këtij institucioni e morri pak muaj më vonë, në qershor të po atij viti, për të vazhduar deri në qershor të vitit 2024.

Zogaj u rizgjodh sërish kryesues i KGJK-së, por që mandati i tij përfundon në mars të këtij viti, meqë atëherë skadon edhe mandati i tij si anëtarë i Këshillit.

Bazuar në legjislacionin për KGJK-në, kandidatë për pozitën e kryesuesit mund të jenë vetëm anëtarët gjyqtarë të Këshillit si dhe anëtarët kanë mandatin 5-vjeçar pa mundësi rizgjedhjeje, ndërsa kryesuesit ia kufizon në 3 vjet.

Në lidhje me konkursin për kryesues të KGJK-së, Albert Zogaj në një përgjigje për televizionin ka thënë se konkursi do të hapet brenda afateve ligjore dhe akteve të brendshme për këtë çështje pa specifikuar kohën se kur.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se Këshilli duhet të ndërmarr hapat më herët sesa që e parasheh rregullorja.

=“Kjo rregullore përcakton se pozita e kryesuesit dhe zv kryesuesit duhet të plotësohen brenda 30 ditësh prej ditës që këto pozita mbeten të lira, cka dmth se pozita e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet e lire nga mars prej datës 8 mars e tutje 30 ditë duhet që të plotësohet kjo pozitë, paraprakisht KGJk-ja duhet të ndërmerr hapat e tyre në drejtim të plotësimit të kësaj pozite dhe pozita i bjen që plotësohen prej ditës kur mbesin të lira e që në rastin konkret kjo pozitë mbetet e lire prej datës 8 mars”, ka deklaruar  Flamur Kabashi – IKD.

Përveç Zogajt, përbërja e Këshillit do ndryshojë meqë brenda vitit 2026 mandati u përfundon edhe 4 anëtarëve të tjerë.

Këshilli Gjyqësor së fundmi ka zgjedhur anëtarë të saj Afërdita Bytyqi  nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. Si dhe gjyqtaren Franciska Zhitija– Ymeri dhe gjyqtarin Rrustem Thaqi, anëtarë të KGJK-së, nga radhët e Gjykatës Supreme.

Zogaj ka konfirmuar për televizionin se certifikimi i tyre do të hidhet në votim në mbledhjen e KGJK-së që pritet të mbahet brenda kësaj jave.

Aktualisht ky institucion ka 10 anëtarë nga 13 sa parashihet t’i ketë.

Të ngajshme

Kearns kërkon t’i identifikojë ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë nga përdhunimi i ushtarëve serbë në 1999

KushtrimGuraj

Mbi 14 mijë pacientë në lista pritjeje, vazhdon mungesa e transparencës për barnat

KushtrimGuraj

Kryeministrja italiane, Meloni sheh dramën nga helikopteri – Pa se si qyteti në Sicili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

KushtrimGuraj