Telenews

Përçarja e Guxo-s: Osmani nuk e shikon me sy Gërvallën, s`ia përmend as emrin

 

 

Vjosa Osmani e ka shpërfillur plotësisht Donika Gërvallën, bashkë-kryetaren e Guxo, partisë të cilën e ka themeluar vet presidentja, gjatë një ceremonie të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit të hënën.

Derisa po qëndron bashkë me njëra-tjetrën, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë, Osmani e ka shmangur shikimin në sy me Gërvallën, tregojnë pamjet e publikuara nga RTV Besa.

Ftohja e raporteve mes Osmanit dhe Gërvallës bëhet e qartë edhe nga fjala e shefes së shtetit në ceremoninë e djeshme në të cilën nuk e përshëndeti ministren e Jashtme, por vetëm kryeministrin Kurti e kryeparlamentarin Konjufca.

Tensionimi i raporteve mes presidentes e ministres Gërvalla, e ka zanafillën te letra që kryediplomatja Donika Gërvalla ia nisi Këshillit të Evropës më 17 maj, ditën kur u mblodh Komiteti i Ministrave të KiE-së.

Osmani, nuk ishte konsultuar fare për këtë letër nga qeveritarët dhe për këtë kishte reaguar publikisht.

“Letra e Qeverisë së Kosovës dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani. Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve”, kishte reaguar Presidenca.

Pastaj, rreth dy javë më parë presidentja e cilësoi “qesharake” një deklaratë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca që u përpoq ta arsyetonte me largësinë e vizitës së Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkakun e mos-koordinimit të Qeverisë me të për letrën dërguar Këshillit të Evropës. /Paparaci.com

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani