Telenews

“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë” – Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg

“percolla-boterisht-shqetesimin-per-maskaraden-e-drejtesise-ne-hage”-–-rama-per-ish-kreret-e-uck:-kerkese-mizore-per-45-vjet-burg

“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë” – Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më të spikatura të javës në podkastin “Flasim”, ku në thelb vuri pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, aty ku foli edhe për situatën në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

“Vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës.

Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, tha Rama.

Të ngajshme

Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkatar të zhdukur

KushtrimGuraj

Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

Rrezarta Ramaj

Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages

Rrezarta Ramaj