Përfaqësues nga kampi Bondsteel kanë vizituar ditën e sotme njërë nga xhamitë në Prishtinë.
Ata janë pritur nga Hoxha Labinot Maliqi.
”Sot, pata nderin dhe privilegjin të mirëpres në xhaminë tonë miqtë tanë të nderuar nga Kampi i Ushtrisë Amerikane Bondsteel, Kapelanin Kolonel Walls, Kapelanin Cropsey, si dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Komanda Rajonale Lindje, në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO” ka shkruar Maliqi.
Sipas Maliqit gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi të veçantë.
Postimi i plotë:
Sot, pata nderin dhe privilegjin të mirëpres në xhaminë tonë miqtë tanë të nderuar nga Kampi i Ushtrisë Amerikane Bondsteel, Kapelanin Kolonel Walls, Kapelanin Cropsey, si dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Komanda Rajonale Lindje, në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, zhvilluam një bisedë të sinqertë, të thellë dhe të frytshme, ku diskutuam një sërë çështjesh me rëndësi të veçantë.
Kam kënaqësinë të ndaj me ju përshtypjet e Kapelanit, Kolonel Walls, të shënuar në librin tonë të përshtypjeve:
Dashuria jote për popullin tënd dhe për të gjithë njerëzit e shteteve të ndryshme, më sjell buzëqeshje në fytyrë dhe ngrohtësi në zemër. Faleminderit që ndan dashurinë e Zotit që e ke në zemrën tënde me të gjithë. Faleminderit gjithashtu për mikpritjen e vazhdueshme dhe ndërtimin e marrëdhënieve. Ti je me të vërtetë një bekim për mua, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Zoti të bekoftë dhe të ruajtë gjithmonë!”
Bekime,
Kapelani ushtarak LTC Walls
KFOR
I falënderoj nga zemra miqtë tanë për vizitën e tyre, për respektin dhe vlerësimin, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë. E falënderoj Zotin e Lartësuar për miqët tanë të çmuar dhe të pazavendësueshëm.