Telenews

Përfaqësuesi amerikan: S’ka krizë sigurie në Kosovë, UNMIK-u duhet mbyllet

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se në Kosovë nuk ka krizë sigurie.

Këto komente, Jeff Bartos i bëri gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së ku po diskutohet raporti 6 mujor për Kosovën.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u më nuk ka ndonjë rol në Qeveritë e Kosovës”, tha ai, teksa shtoi se UNMK-u duhet të përfundojë.

Përfaqësuesi amerikan përsëriti kërkesën që misioni i OKB-së në Kosovë të përfundojë pasi, sipas tij, “UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës”, teksa shtoi se mbi 80% e buxhetit të misionit shkon për pagat e stafit, për funksione që mund të kryhen nga organizata tjera.

Bartos tha se takimet e këtilla në OKB për UNMIK-un “janë të padobishme” të cilat, siç u shpreh ai, “i dëmtojnë punët e rëndësishme që ky këshill duhet t’i bëjë”.

“Këto takime dëmtojnë institucionet”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, përfaqësuesi amerikan në KS të OKB-së i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin me njohjen si qëllim përfundimtar”.

“ShBA nxit Kosovën dhe Serbinë të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masat përshkallëzuese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin mes tyre me qëllimin përfundimtar të njohjes së ndërsjellë. Këto janë qëllimet e admirueshme që i mbështet ShBA-ja”, potencoi Bartos.

Të ngajshme

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

KushtrimGuraj

Baraliu: Opozita duhet ta votojë qeverinë pa marrëveshje politike – ta vë në sprovë Kurtin

KushtrimGuraj

Përparim Rama ia jep një lëvdatë vetes pa e parë gjendjen në terren, thotë se problemi me qen endacakë është zgjidhur

KushtrimGuraj