Telenews

Përfaqësuesit e QUINT-it i shkojnë me mëngjes në zyrë Kurtit

Përfaqësues të QUINT-it i kanë shkuar në takim mëngjesin e sotëm kryeministrit Albin Kurti.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë. Nuk dihet nëse ky është një takim i përjavshëm, apo ndërlidhet me situatën në veri, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Qëndrimi i Kurtit për veriun nuk ka ndryshuar edhe pas vizitave të javës së kaluar në Kosovë të ndërmjetësit evropian në dialog Miroslav Lajçak dhe të emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Kurti në vazhdimësi gjatë deklarimeve të tij, ka theksuar se Kosovës i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje, teksa shtoi se ndërkohë Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” i japin fund trazirave.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin gjatë kësaj jave.

Që të dy, edhe Lajçak edhe Escobar kanë bërë të ditur se kanë raportuar para eprorëve të tyre për rezultatet e takimeve në Kosovë e Serbi.

Të ngajshme

Arrestohen dy të dyshuarit për rrahjen e rëndë sot në Pejë

Donat Hashani

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Donat Hashani

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani