Një hotel është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, në qendër të qytetit të Shkodrës.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, që bashkë me punonjësit e hotelit, nxorën jashtë turistët e akomoduar.
Flakët u neutralizuan pas disa minutash, ndërkohë që nuk dihet çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin që vuri në panik stafin dhe klientët.


