Telenews

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” segmenti 2, Rama: Hapet për qarkullim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ëshë hap për qarkullim rruga“Ilir Konushevci” segmenti 2, në afërsi të objektit të Komunës.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se puna është përqendruar në asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës, me qëllim që në orët e mëngjesit rruga të jetë e përfunduar dhe e gatshme për qarkullim.

“Mirëmëngjesi Prishtinë. Rruga është e hapur për qarkullim. Derisa qyteti ishte n’gjumë, ekipet e Kryeqytetit punuan pa ndal. Gjatë gjithë natës u punua në asfaltim dhe sinjalistikë, që sot në mëngjes rruga të jetë e përfunduar dhe e gatshme për qarkullim”, është bërë e ditur nga Kryeqyteti.

Rama ka shprehur mirënjohje për ekipet në terren, duke e cilësuar punën e tyre si shembull të përkushtimit dhe angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

 

Të ngajshme

Vikend i ngarkuar në QKUK: 929 raste emergjente, dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Rrezarta Ramaj

Edhe java e ardhshme me mot të nxehtë, temperaturat deri 36 gradë

Rrezarta Ramaj

“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

Rrezarta Ramaj