Telenews

Përfundon bastisja e Speciales në shtëpinë e Sylejman Selimit

 

 

Ka përfunduar basitisja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtëpinë ish-komandantit të UÇK’së, Sylejman Selimit.

Bastisja ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, ku edhe janë parë një numër i madh i Policisë së Kosovës.

Artan Qerkini, avokat i ish komandantit të UÇK-së, ka folur pas bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nga Prokuroria Speciale, shkruan Insajderi.

Qerkini ka thënë se Sylejman Selimi nuk është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por që brenda shtëpisë së tij ka mundur të ketë dëshmi që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

“Ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Por sipas urdhërit të gjykatës, mendohet se në shtëpisë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, ka thënë Qerkini.

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

BE rikapitulon vizitën e Kallas, përcjellë mesazhin e saj: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi

KushtrimGuraj