Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.
Zyrtarët e krimeve ekonomike tashmë janë larguar nga objekti i ministrisë.
Mediat raportojnë se hetuesit e këtij njësiti kanë qëndruar në katin ku ndodhet Zyra e Prokurimit në objektin e kësaj Ministrie.
Bastisja u realizua disa orë pasi u raportua se Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë.