Telenews

Përfundon debati parlamentar për situatën në veri

Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet e fundit në katër komunat veriore.

Ata kanë debatuar për sulmet nga protestuesit serbë, sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Tash e gjashtë ditë, serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale në këto komuna. Ata po kundërshtojnë kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit dhe prezencën e policëve të Kosovës pranë këtyre objekteve.

Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

 

Të ngajshme

Prishtinë- Gjenden dy trupa të pajetë të shtrirë në tokë

Hafize Elshani

“Nuk e konsideroj Kosovën, jam danez” – Futbollisti kosovar çuditë me deklaratën e fundit

Hafize Elshani

Vrasja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të plagosurve që po trajtohej në QKUK

Hafize Elshani