Telenews

Përfundon seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen se e kanë vrarë 18 vjeçaren Marigona Osmani.

Pas leximit të aktakuzës Dardan Krivaqa, tha se lidhur me fajësinë do të deklarohet në seancat e radhës.

“Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”- tha ai.

E i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu, e ka mohuar fajësinë lidhur me rastin.

“E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranojë fajësinë”-deklaroi Sejdiu.

Gjatë leximit të aktakuzës Dardan Krivaqa, ishte nën lot.

Krivaqa, u pa brenda sallës së Gjykatës Themelore të Ferizajt se kishte veshur një jelek antiplumb.

 

Të ngajshme

Dalin pamjet kur Livias i ndodh atak paniku

Erzana Fazliu

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj

Erzana Fazliu

26-vjetori i themelimit të “Radios Kosova e Lirë”, Shala: Jehona e saj shpalli ardhjen e lirisë

Erzana Fazliu