Barcelona dhe Interi kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm 33 sekondash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Marcus Thuram që u asistua prej Denzel Dumfries.
Në minutën e 21-të, Dumfries ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, ndërsa Federico Acerbi ishte asistuesi.
Por, katër minuta më vonë, Lamine Yamal ngushtoi epërsinë e Interit në 2-1.
Për më shumë, Barcelona ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 me golin e Ferran Torres (38’), ndërsa Raphinha ishte asistuesi.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe 45 minutat e dytë nisën më mirë për Interin.
Në minutën e 64-të, Dufirmes riktheu epërsinë e Interit në 3-2, kur u asistua prej Hakan Calhanoglut.
Por, një minutë më vonë, Raphinha detyroi Yann Sommerin që të realizoi auto-gol, duke barazuar sërish shifrat në 3-3.
Interi mendoi se kishte shënuar me anë të Henrikh Mkhitaryan, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje, ndërsa ishte çështje milimetrash.
Interi e pret Barcelonën të martën e javës së ardhshme, aty ku do të përcaktohet finalisti i parë.