Ka përfunduar transferimi i një batalioni komando pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s.
Një pjesë tjetër e batalionit komando të Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë e vendosur në rrethin Lüleburgaz të qytetit Kırklareli, e cila ishte caktuar si njësi rezervë, mbërriti në aeroportin ushtarak në Çorlu.
Ushtarët turq pas përgatitjes në këtë vend, me avionë ushtarakë u nis drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı ndërsa më pas kaluan në kazermën “Sulltan Murat”./Anadolu