Telenews

Përkeqësohet moti, pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima

Java e parë e korrikut ka filluar me mot të nxehtë dhe me diell. Ndërkaq sot pritet përkeqësim i motit.

Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme.

Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 26C e 27C.  Minimalet kryesisht zbresin në 14C e 15C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e dominuar më shumë nga krahu verior 3-8m/s.

Sipas Meteo Ballkan, të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm.

Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në disa vise malore priten stuhi dhe rrebeshe mjaft intensive.

Do të rritet ndjenja e zagushisë, por temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta sidomos në kohën dhe vendet ku “kapen” nga rrebeshet dhe stuhitë lokale.

Të ejten dhe të premtën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Orëve të pasdites në Kosovë dhe disa vise tjera të rajonit priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 5 qershor

Rrezarta Ramaj

Në prag të votimit, partitë shtojnë ritmin e aktiviteteve në terren

Rrezarta Ramaj

Rampa në hyrje të Ambulantës së Bardhoshit ngre shqetësime për qasjen e pacientëve

Blearta