Telenews

Përkeqësohet në mënyrë dramatike liria e medias, Kosova radhitet 24 vende më poshtë nga viti i kaluar

Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete.

Raporti thekson presionin politik ndaj mediave, bojkotet qeveritare dhe sulmet ndaj gazetarëve. AGK e ka cilësuar këtë renditje si alarmuese dhe pasojë e një klime armiqësore ndaj lirisë së medias

Postimi i plotë:

Rënie e re alarrmuese e Kosovës në raportin e Reporterëve pa Kufij – renditet e 99-a

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me një rënie të re, drastike të Kosovës në renditjen e re të Indeksit Vjetor të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.

Nga vendi i 75 ku kishte zbritur vitin e kaluar, kjo organizatë për vitin 2025 e renditë Kosovën në vendin e 99, nga gjithsej 180 shtete, për të cilat e bën matjen.

Raporti vë në pah se gazetarët në Kosovë janë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve politike dhe quhen pa të drejtë “bashkëpunëtorë të armikut”. Gjithashtu, kritikohet miratimi i Ligjit për KPM-në që e politizonte këtë organ të pavarur.

‘Edhe pse media ka qenë e suksesshme për të mbajtur politikanët përgjegjës, gazetarët kanë vazhduar të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori medial joefektiv, Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), ishte subjekt i një reforme ligjore kundërthënesë, që rrezikon edhe më shumë ta pengojë pavarësinë e këtij organi. Para zgjedhjeve 2025, disa media prívate u targetuan për t’u bojkotuar nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK. Edhe pse gazetarët gëzojnë besimin e shoqërisë, mediet e pavarura dhe gazetarët hulumtues janë target shumë shpesh i fyerjeve dhe lajmeve të rrejshme në mediat sociale. Ata akuzohen pa të drejtë si “bashkëpunëtorë të armikut”, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe religjioze”, thotë raporti në pjesën kryesore.

Aty përmenden edhe shtimi i padive SLAPP kundër gazetarëve, vështirësitë për qasje në dokumente publike, vëzhgimi i gazetarëve dhe kërcënimet për sigurinë e tyre fizike.

AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë renditje, më e ulta për një dekadë, që prej vitit 2015. Megjithatë, e sheh si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, Vetëvendosje.

AGK-ja i fton të gjithë akterët institucionalë e të shoqërisë civile për punë të përbashkët, duke përfshirë hartimin e një ligji të ri të KPM-së, në mënyrë që vendi të përmirësojë renditjen katastrofale në indeksin e lirisë së mediave. Raporti i plotë: https://rsf.org/en/country-kosovo

Të ngajshme

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Valjeta Turkaj

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu