Telenews

Përkeqësohet situata energjetike: Bie blloku B1

 

 

Viti 2024 nuk po fillon aq mirë për sa i përket sektorit elektroenergjetik. Kjo, pasi prodhimi vendor nuk po ecën si duhet dhe si pasojë vendi po detyrohet të importojë mbi 1 milion euro energji në ditë për të mbuluar konsumin.

E gjithë situata është përkeqësuar pas paralajmërimit të KEK-ut për ta ndalë një bllok që prodhon 250 megavatë në orë energji elektrike, rrjedhimisht njësinë B1.

Siç raporton portali Fakteplus, kjo njësi do të jetë jashtë për 48 orët e ardhshme, që nënkupton se do ti kushtojë Kosovës së paku 2 milionë euro energji nga jashtë. Ndalja e këtij blloku po bëhet pas disa muajve që ka hyrë në funksion, pas riparimit goxha  të gjatë.

Sipas KESCO-s, në kohë piku, pritet të importohet gati gjysma e energjisë që do të konsumohet.

“Kemi paraparë të importojmë deri në afro 600 megavatë në orë energji elektrike. Pra, në orën 23:00 të së enjtes parashihet të importohen 598 megavatë energji elektrike. Ne po importojmë një sasi të madhe vetëm që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Sipas saj, çmimi, bashkë me transportin e saj kap shifrën e mbi 100 eurove për një megavat, përderisa importi i kontraktuar vetëm për ditën e enjte ka arritur në 1.1 milionë euro.

Pas ndaljes së njësisë B1 prodhimi vendor është nën 600 MWh, ndërsa konsumi në pikun e tij pritet të arrijë deri në 1200 MWh.

Jashtë gjithë kësaj sasie është veriu i vendit që furnizohet nga kompania Elektrosever, e cila e ka marrë detyrën dhe ka filluar me operimet në terren nga 1 janari i këtij viti. Pjesa veriore e vendit konsumon rreth 5 për qind të totalit të energjisë elektrike, ndërsa qytetarët kosovarë të asaj ane do të paguajnë në fund të muajit faturat për herë të parë paslufte.

Nga viti 2017 ato para janë paguar nga Buxheti i Kosovës, ndërsa furnizimin e tyre e ka bërë KOSTT, kompani publike në pronësi të qeverisë së Kosovës.

Të ngajshme

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu