Telenews

Përkujtohet 26-vjetori i rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Fushë-Kosovë

Në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë zhvilluar aktivitete për të nderuar 168 dëshmorët dhe martirët e komunës, në kuadër të përvjetorit të rënies së tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më 26 mars 2025, u mbajt një tribunë përkujtimore me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve, familjarëve të dëshmorëve dhe mysafirëve të tjerë. Gjatë kësaj tribune, ku u evokuan kujtime nga vitet 1998-1999 dhe masakrat ndaj civilëve, fjalën e morën:

– Shahin Idrizi
– Afrim Krasniqi
– Agim Konjusha
– Ali Topalli – Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
– Fatlum Berisha – Drejtor Komunal i Arsimit
– Prof. Maliq Asllani* – Mësimdhënës i historisë
– Msc. Amir Pllana – Drejtor i gjimnazit “Hivzi Sulejmani”

Nxënësit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë me të ftuarit mbi ngjarjet historike dhe sakrificën e dëshmorëve.

Më 27 mars 2025, në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u mbajt “Akademia Përkujtimore”, ku një rol të veçantë në organizim e pati drejtori Ali Topalli.

Në këtë akademi, me fjalë përshëndetëse u paraqitën:
– Besnik Osmani – Nënkryetar i Komunës së Fushë-Kosovës
– Andin Ukshin Hoti – Përfaqësues nga niveli qendror

Pjesëmarrësit nderuan kujtimin e të rënëve, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Hivzi Sulejmani” dhanë kontributin e tyre për ta përjetësuar këtë datë të rëndësishme.

Të ngajshme

Diaspora në Suedi e shqetësuar, vazhdojnë të përgatiten për izolim?

Erzana Fazliu

Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Erzana Fazliu

Vranësira, reshje dhe diell – parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Erzana Fazliu