Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Nxënësit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Telenews.
Një përleshje fizike ka ndodhur edhe dje pasdite në Lipjan, ku për pasojë një person ka mbetur i therur me thikë.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës s kanë bërë me dije se një 17-vjeçari është dërguar në këtë qendër me plagë të rënda, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me një mjet të mprehtë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të riut është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është zbuluar se i dyshuar është një nxënës i një shkolle fillore.
I dyshuari 14-vjeçar është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të prindit të tij, ka dhënë deklaratë se si u përfshi në këtë konflikt.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, teksa po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.