Telenews

Përleshje në mes të dy grupeve në Ferizaj, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy grupe janë përleshur në Ferizaj, ku disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Në lidhje me këtë, policia ka shoqëruar katër persona në stacion dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, më pas, sipas raportit të policisë, dy persona të arratisur janë arrestuar më vonë dhe gjatë kontrollit te njëri është gjetur një pistoletë dhe një fishek.

“Rr. Reçaku, Ferizaj 28.04.2024, 18:30. Është raportuar rasti lëndim i lehtë trupor ku pas një mos marrëveshje mes dy grupeve të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore. Katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur.

Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët ishin arratisur. Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një pistoletë dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

source

Të ngajshme

Kurti në Kotorr, takohet me përfaqësues të SHBA-së dhe të BE-së

Krasniqi i përmend dy data të zgjedhjeve, s’përgjigjet nëse do të bëjnë koalicion me VV-në

Këshilli i Evropës, Osmani flet në telefon me presidentin e Gjermanisë