Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:00 në qytetin e Pejës ka ndodhur një përleshje mes katër personave, ku dy prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar, raporton Telenews.
Sipas raportit të policisë, në incident janë përfshirë: “Një mashkull dhe një femër kosovare si të dyshuar, të cilët janë përleshur fizikisht mes vete. Gjatë përleshjes kanë ndërhyrë dy persona të tjerë një mashkull dhe një femër, shtetas kosovarë me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.”.
Të gjithë personat e përfshirë në rast kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas intervistimit në prani të prokurorit, është marrë vendim që i dyshuari mashkull të dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vijim.