Telenews

Përmbyset edhe Plazhi i Madh i Ulqinit

Një valë e pazakontë detare ka goditur sot Plazhin e Madh të Ulqinit, duke shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa nga plazhet më të frekuentuara të bregdetit malazez. Pamjet e publikuara nga pushuesit dhe mediat lokale tregojnë ujë që ka hyrë thellë në zona ku zakonisht vendosen shezlongët dhe çadrat, duke detyruar shumë vizitorë të largohen me shpejtësi.

Sipas raportimeve fillestare, shkaku kryesor i situatës janë valët e larta dhe rrymat e forta nënujore, që u shfaqën papritur gjatë mesditës. Autoritetet bregdetare kanë vendosur flamurin e kuq, duke paralajmëruar rrezik për not dhe qëndrimin pranë ujit.

Të ngajshme

Linja hekurudhore Fushë Kosovë-Ferizaj e gatshme për qarkullim

KushtrimGuraj

Deda: Kur bashkohet një skenë politike rreth “tallava patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv

KushtrimGuraj

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë: Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

Donat Hashani