Telenews

Përmbysje spektakolare, Kosova U21 mposht Qipron –

Kombëtarja U21 e Kosovës ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Qipros me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Qipro kaloi në epërsi në minutën e 52-të. Savvas Kontopoulos shënoi për 1-0.

Kosova reagoi shpejt. Në minutën e 69-të, Hekuran Berisha realizoi nga penalltia për 1-1.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Berisha u shndërrua në asistues. Ai i dha një pasim Lirim Jasharit, i cili shënoi me një goditje nga rreth 20 metra.

Kështu, Kosova përmbysi rezultatin në 2-1.

Në fund, ndeshja u tensionua. Dy futbollistë të Qipros u ndëshkuan me karton të kuq.

Kosova e ruajti epërsinë deri në fund dhe mori tri pikë të rëndësishme.

Pas nëntë ndeshjeve, Kosova ka 14 pikë dhe renditet e katërta në grup.

Të ngajshme

Revoltë në burgun italian: Shqiptarët u vënë flakën qelive, kërkojnë ndihmë

KushtrimGuraj

Nata e 15 e protestës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

KushtrimGuraj

Qeveria miraton një varg vendimesh, 102 milionë euro shtesë për buxhetin e vitit 2026 –

KushtrimGuraj