Telenews

Përmbytje katastrofale në Pakistan: Mbi 600 të vdekur dhe 200 të zhdukur

Pakistanin veriperëndimor e ka goditur një valë përmbytjesh katastrofale, që nga 26 qershori, duke lënë pas dhjetëra fshatra të rrafshuara, urat dhe infrastrukturën të shkatërruar, si dhe një bilanc tragjik prej 670 të vdekur dhe rreth 1,000 të plagosur.

Sipas Gjenerallejtënant Inam Haider, kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), vetëm gjatë katër ditëve të fundit janë raportuar mbi 350 viktima. Ai njoftoi në një konferencë për shtyp se përpjekjet për rikthimin e normalitetit janë duke vazhduar në të gjithë zonat e prekura.

Ndërkohë, Faraz Mughal, zëdhënës i qeverisë së Khyber Pakhtunkhëa, deklaroi për gazetarët se të paktën 200 persona rezultojnë ende të zhdukur, duke rritur frikën për një rritje të mëtejshme të numrit të viktimave.

Të ngajshme

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, çertifikohet Lidhja e Prishtinës

Valjeta Turkaj

Për gjatë muaj, 776 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Greqi: Ambulanca përmbyset, humb jetën pacienti 54-vjeçar

Valjeta Turkaj