Telenews

Përmbytje të menjëhershme në Vietnam, të paktën katër të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar pasi një përmbytje e menjëhershme, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, përfshiu një fshat malor në provincën veriore Lai Chau të Vietnamit.

Sipas mediave shtetërore vietnameze, nga kjo fatkeqësi natyrore raportohet se edhe të paktën katër persona rezultojnë të zhdukur.

Përmbytja e fuqishme goditi fshatin Muong Than, ku shkatërroi 13 shtëpi, ndërsa rreth 100 banesa të tjera në zonën e prekur mbeten nën rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur banorët e bllokuar. Në zonë shihen shtëpi të dëmtuara rëndë dhe gurë të mëdhenj të shpërndarë pas vërshimeve.

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi, infrastrukturën rrugore dhe sistemet e furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa po vlerësohen dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi.

Të ngajshme

Kosovarët ja mësyjnë bregdetit shqiptar- Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 18 mijë hyrje dhe dalje qytetarësh në Morinë!

Blearta

Franca dhe Anglia përballen sonte për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026

Blearta

Dy konvikte do të jenë gati në shtator, vitin tjetër nisin projektet për Lojërat Mesdhetare

Blearta