Telenews

“Përparimit përgjigjen ia japim zyrtarisht”, vjen reagimi i parë nga PDK pas shkarkimit të Sahatçiut

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të Donjeta Sahatçiut nga pozita e nënkryetares në Komunën e Prishtinës.

Ajo thotë se është krenare me Donjetën, derisa njofton se “Përparimit përgjigjen e merituar do ia japim zyrtarisht, jo në Facebook”.

“Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson. Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit. Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.

E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet. Jam krenare që nuk ke pranuar të jeshë pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit. Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara. E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook”, shkruan Çitaku.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj