Telenews

Përplasja me armë që terrorizoi Prishtinën, Haxhiu: E papranueshme që kriminelët të tolerohen nga sistemi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se prokuroritë dhe gjykatat duhet të mbahen përgjegjëse për tolerimin eventual të kriminelëve, derisa ka komentuar përplasjen e armatosur mes dy grupeve në Prishtinë të dielën.

Haxhiu e ka vlerësuar të papranueshme që grupet kriminale dhe individët kriminalë të tolerohen nga organet e drejtësisë.

“Është e papranueshme që kriminelët të tolerohen nga sistemi i drejtësisë apo tentojnë të sfidojnë ligjin dhe të konsiderojnë që janë mbi ligjin dhe shtetin”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media të martën.

“Bëj thirrje secilit insitucion që të kryhen detyrat dhe të mos lejojnë grupet kriminale që të bëjnë veprime të tilla. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Po ashtu të mbahen përgjegjës edhe ata të cilët nuk e kryejnë detyrën që kanë”, tha ajo.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj