Telenews

Përplasje e ashpër mes Abdixhikut e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është përplasur me kryeministrin, Albin Kurti për shkak qëndrimit të këtij të fundit rreth çështjes së Asociacionit, shkruan Telenews.

Abdixhiku e ka akuzuar Kurtin për polarizim të qëndrimeve, si rrjedhojë ai i ka thënë se është detyrë e Qeverisë Kurti që në Veri të ndodhi çarmatosja.

“Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër i Republikës së Kosovës qe heqja e armëve është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe e organeve të rendit në Kosovë, dhe jo çështje e dialogut me Serbinë. A e dinë këtë gjë, si mendon që është kusht çarmatosja është e jotja policisë, e ministrit të brendshëm ku e ki. Si është kusht. Jo 6, 22 udhëzime i ke prej Gjykatës Kushtetuese, të gjitha i ki me një vend, respektim i rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjalitë tua sesa sot njëherë thua do ta implemtojë marrëveshjen e 2013, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nëmura. A je i vetëdijshëm cka po flet. Si me I pas dy pole të mendimit në një vend. A je mirë”,  ka thënë Abdixhiku në Kuvend përcjell Telenews.

Në replikë, Kurti ka kërkuar të ruhet qetësia.

“Ju lutem ta ruani qetësinë dhe racionaliteti”, tha ai.

“Qetësi dhe racionalitet. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese, tregojnë sa herë kryetari juaj i nderit e ka shkelur Kushtetutën. Profesori që do thoshin disa edhe unë. E dyta është që edhe njëherë unë ju falendeorjë, se ka deputetë që s’janë të pranishëm që I dëgjuat me vëmendje këto 6 kushte dhe që nuk dhatë mendime për heqjen e ndonjërit, me përjashtim të deputetit Adixhiku, të cilin nuk po e kuptojë a po sugjeron të hymë me forcë në Veri. A është duke e sugjeruar këtë gjë, unë deputetin Abdixhiku e kam pasur ministër edhe deputeti Hoti që s qenka këtu e kam pasur zëvendës. Vec me ju tregu dicka për këtë aspekt zëvendësministri Bislimi dhe ministri Murati cilido prej tyre këta dy bashkë nuk janë se qereku i njërit prej tyre. Unë e kam pasur edhe zëvendës edhe ministër i njohë shumë mirë. E kam pasur edhe ministrin e punëve të brendshme për një kohë të shkurt, nuk kanë pasur këso idesh. Këtyre idetë ia dirigjon karriga…”, deklaroi kryeministri.

Të ngajshme

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Rrezarta Ramaj

Kuvendi mban seancë të enjten

Rrezarta Ramaj

Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

Rrezarta Ramaj