Telenews

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i vrarë një person

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.

Të ngajshme

15 net në shesh, qytetarët përsërisin kërkesën: Voto ligjin!

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton fushëveprimin, Ramadani kërkon ndryshime

Rrezarta Ramaj

“Jam shumë e bukur”, modelja 21-vjeçare thotë se e ka të vështirë të gjejë burrë

Rrezarta Ramaj