Telenews

Përplasje mes banoreve, Elijona i drejtohet Benitës: Mos i jep zor se po të bie dhëmbi i diamantit

perplasje-mes-banoreve,-elijona-i-drejtohet-benites:-mos-i-jep-zor-se-po-te-bie-dhembi-i-diamantit

Përplasje mes banoreve, Elijona i drejtohet Benitës: Mos i jep zor se po të bie dhëmbi i diamantit

Një tjetër tension ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, këtë herë mes banoreve Benita Zena dhe Elijona Binakaj.

Dy konkurrentet duket se po e kanë të vështirë të krijojnë një raport të qetë që nga ditët e para të qëndrimit në shtëpi.

Edhe pse është ende herët në lojë, mes tyre tashmë kanë nisur përplasjet verbale, të cilat po bëhen çdo ditë e më të dukshme për publikun.

Gjatë një debati të fundit, Elijona i është drejtuar Benitës me një batutë që ngjalli reagime.

“Mos i jep zor se po të bie dhëmbi i diamantit”. Komenti i saj u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Benitës për pamjen e saj.

Benita ka qenë në qendër të vëmendjes që nga hyrja në shtëpi për shkak të dhëmbëve të saj, të cilët ajo ka thënë publikisht se janë me diamant dhe i kanë kushtuar mijëra euro.

Ky detaj është përmendur vazhdimisht nga konkurrentët e tjerë, duke u shndërruar shpesh në pikë diskutimi apo ironie brenda shtëpisë.

Të ngajshme

Benita shpërthen ndaj Eljonës: “Ç’është kjo erë e keqe? Pse s’lahesh?” – më pas i hedh parfum te krevati!

KushtrimGuraj

A po lind çifti i ri, Londrimi dhe Dolce nuk ndahen nga njëri-tjetri

KushtrimGuraj

Majk, MC Kresha dhe Gjiko vijnë me këngën e re “Gotat nalt”

KushtrimGuraj