Telenews

Përplasje mes ish-konkurrentit të Përputhen me atë të ish-Big Brotherit

Debatet nuk kanë munguar që në puntatën e parë të “Kepiut të VIP-ave” ku janë përplasur dy konkurrentët, Ronaldo Sharka dhe Mevlan Shaba.

Shkak për nisjen e debatit janë bërë inatet e vjetra, konkretisht një ftesë që dikur kohe Ronaldo i ka bërë Mevlanit, kur ai ishte në kulmin e karrierës si artist dhe gëzonte vëmendje të gjerë mediatike.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” nuk e kishte pranuar ftesën, me idenë se Ronaldo nuk ishte një gazetar i denjë për ta pasur në studio, dhe në këtë moment Sharka është ndjerë i fyer.

I ngarkuar nga mëritë e mbartura nga e shkuara, Ronaldo ka nisur një sërë sulmesh ndaj Mevlanit, duke theksuar se nuk e konsideron si këngëtar, sepse suksesi i tre këngëve që ka bërë ka ardhur si pasojë e vëmendjes mediatike që mori nga “Përputhen” dhe jo sepse e meriton.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Janë gjithandej këto personazhe.

Mevlani: Edhe s’ke për të ardhur kurrë, me ato këngë që bën t’i, s’ke për të ardhur nonjëherë.

Ronaldo: S’ke për të ardhur…

Mevlani: Kërkesën ma ke bërë, kështu që…

Ronaldo: O Zot edhe ky si Mikela.

Mevlani: Nuk e kuptoj se çfarë ke ti me muzikën time në radhë të parë, sepse kur po vinim këtu po këndonim një nga refrenet e këngëve të mia.

Ronaldo: … po po tallesha. Ti thua “ça ke me muzikën time”, ti nuk bën muzikë mor Mevlan.

Keisi: Ai ja bën si shumica e njerëzve o Mevlan, nuk i pëlqejnë këngët por nga ana tjetër të këndon.

Mevlani- Ronaldos: Me Mevlanin nuk eksitohesh sepse Mevlani ka qenë për dy vite rresht në qendër të vëmendjes dhe nuk ka pas asnjë konkurrent tjetër rrotull. Dhe t’i ke qenë ai që mua më ke ftuar në emision dhe unë nuk kam pranuar, e para…

Ronaldo: Edhe?

Keisi: Huhh, ça ishte kjo e zeza.

Mevlani: E dyta, këngët e mija numërojnë miliona klikime, çka tregon se nuk i dëgjon vetëm plaka ime dhe unë.

Ronaldo: Po të bësh këngë me Mandin e Nishtullës… Ore zotëri, ti s’bën muzikë mo, nuk ke lidhje me muzikën. Ti u fute në “Përputhen” more disa fansa nga “Përputhen” dhe fap i fute nja tre këngë, bërë nja ca miliona me ato klikimet edhe kaq…

Mevlani: Unë vazhdoj t’i bëjë ato milionat.

Ronaldo: Unë nuk e kuptoj si hedh story kam koncert në Bolognia.

Mevlani: Ky është një ofendim, se përderisa unë jam i afirmuar si artist, bëj koncerte…

Ronaldo: Kush të afirmoj ty mo vëlla?

Mevlani: Google, Youtube…

Ronaldo: Ti s’ke marrë pjesë në asnjë festival, ti nuk ke fituar asnjë çmim, ti nuk ke marrë pjesë në asnjë konpeticion të rëndësishëm. Youtube të ka konfirmuar ty si artist? Të gjithë kanë bërë këngë nëpër Youtube.

 

Mevlani: Këto janë fillimet e mija, duhen shumë vite për të arritur deri aty.

Olivia: Po Noizy p.sh ka marrë ai pjesë në nonjë festival?

Ronaldo: Po, ka marrë pjesë në Top Fest, edhe Këngën Magjike.

Mevlani: Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë artist të tjerë që ja kanë nisur nga minus zero për të arritur aty ku janë sot.

Keisi: Po, realisht shumica e këngëtarëve janë këngëtar studioje, por që mund të ketë edhe këngëtar live.

Ronaldo: Ore pse më mbushni mendjen me zor, unë mendoj se Mevlani nuk është këngëtar dhe pikë.

Keisi: Jo aspak, ai është mendimi jot…

Mevlani: Nëse ti më thua hajde në emision se do flasim për projektet e tua, atëhere unë nuk e kuptoj se për ça po më fton kur unë nuk jam këngëtar.

Keisi: O Mevlan, ore pse si ke vajtur mo?

Mevlani: Sepse nuk kam dashur ti shkoj. Aty kanë shkuar të gjithë ish-bashkëudhëtarët e mi që kam pasur në “Përputhen” dhe unë nuk kam zgjedhur t’i shkoj, sepse unë kam qenë më i veçanti.

Ronaldo: Pse ça kishte t’i që ishe më i veçanti?

Mevlani: Isha më interesanti, isha dhe jam akoma.

Keisi: Kishte shumë famë në ato momente dhe kishte…

Mevlani: Sepse unë zgjedh ku shkoj, nuk më është dukur i denj byrazeri dhe nuk kam shkuar.

Keisi: Aaa, e shef ti ça bëhet.

Ronaldo: Hëh…

Mevlani: Domethënë mesazhet i kam parë pas dy viteve që më kishte shkruajtur për emisionin. Urime për profesionin e ri në Top Channel, sepse pas Big Brotherit… Unë nuk besoj se talenti yt është 100% talent, sepse po të ishte talent në atë fushë që t’i punoje do të ishe aty ku ishte.

Ronaldo: Profesioni… Ku mor ku isha?

Mevlani: Aty mo ku ishe dikur sepse s’dua me ta përmend ku ishe. Fal hyrjes tënde në Big Brother, zure edhe një vend në Top Channel dhe je më rregull.

Ronaldo: Seriozisht e ke ti mo? Më fal, ke parë t’i ndonjë Prime të Big Brother që tha Arbana që do t’i dhurojmë Ronaldos punë në Top Channel?

Mevlani: Dmth si e gjete punën, me mik atje?

Ronaldo: Unë kisha filluar në “E Diell” more zotëri… Domethënë kur ti merreshe me këngë “Pula deti shuj shuj shuj” unë merresha me gjëra investigative.

Mevlani: Kjo është ajo që unë dua të lidh me “Përputhen” sepse fal “Përputhen” shumë gazetar që nuk i njihte as lagjja e vetë, kanë dalë në pah fal intervistave tona.

Të ngajshme

Selena Gomez ndihet “e sigurt” me Benny Blancon

KushtrimGuraj

Kiara Tito: Dashuria juaj është superfuqia më e madhe!

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu