Telenews

Përse shkrimtarja e ‘Fifty Shades of Grey’ po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit?

perse-shkrimtarja-e-‘fifty-shades-of-grey’-po-studion-kanunin-e-leke-dukagjinit?

Autorja e “Fifty Shades of Grey”, triologjia e famshme që u kthye në një seri filmash po kaq të famshëm, është duke lexuar dhe studiuar Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Erika L. James ka postuar në Instagram-in e saj një foto të kanunit, ndërsa bashkangjitur me të shkruan “Kërkime” dhe hashtag-un “TM2”, që në fakt tregon edhe arsyen përse e ka ndërmarrë këtë veprim.

Kështu, James besohet se është duke shkruar vëllimin e dytë të librit “The Mister”, gjë që konfirmohet nga hastag-u që ka përdorur për “The Mister 2”, ndërsa po dëgjoni historinë e librit të parë gjithçka do ju bëjë më shumë sens.

Në librin e parë tregohet një ngjarje rreth aristokratit Maxim Treveylan, një njeri i pasur që bie në dashuri me një emigrane të jashtëligjshme shqiptare, Alesia Demaci, e cila është trafikuar në Angli nga partneri i saj. Duke mos dashur t’ju bëjmë spoiler nëse doni ta lexoni, fundi i librit gjen dyshen që mbërrijnë në Shqipëri, pra Maxim dhe Alesian, me aristokratin që takon babin e vajzës dhe këtu mbyllet.

Duke dashur që historinë në vëllimin e dytë ta trajtojë në mënyrë sa më origjinale e të vërtetë, autorja e njohur mesa duket është duke studiuar kanunin, për të kuptuar më shumë mbi zakonet e vjetra të shqiptarëve dhe këtë material që ka udhëhequr e vazhdon akoma të udhëheq jetën e një pjese të mirë prej tyre, sidomos në veri të vendit.

Nuk e dimë se si do të shkojë, por shpresojmë që kanuni t’i sjellë fat sepse kritikat për librin e parë kanë qenë “shkatërruese”,  megjithëse nisur nga komentet në Instagram janë shumë persona që presin vëllimin e dytë të librit ku protagoniste, siç e mësuar tashmë, është një shqiptare. /news.31

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E L James (@erikaljames)

Të ngajshme

Publikohet reklama e fundit e aktores së famshme, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Callum Turner pas martesës me Dua Lipën: Do të doja të kisha një familje, të rrisja disa fëmijë

Yllka Gashi

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

Yllka Gashi