Telenews

Përshpejtohet inflacioni mes rritjes së çmimeve të energjisë në Suedi

pershpejtohet-inflacioni-mes-rritjes-se-cmimeve-te-energjise-ne-suedi

Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Suedi u përshpejtua në nëntor pas, një rëniejeje 11-mujore, në tetor, mes kostove të larta të energjisë, sipas Zyrës së Statistikave të Suedisë.

Çmimet e prodhimit u rritën me 19,5% në terma vjetore, në nëntor, pas një rritjeje prej 18,7% në tetor. Çmimet e tyre në tregun e brendshëm u rritën me 17,5%.

Çmimet e energjisë u rritën me 50,5% krahasuar me vitin e kaluar, dhe më shume se muaji u kaluar (46,1%).

Gjithashtu, çmimet e produkteve te konsumit shenuan nje rritje prej 6,4%.

Në bazë mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 2,2% në nëntor, pas një rënieje prej 1,5% në muajin e mëparshëm.

Të dhënat treguan gjithashtu se çmimet e importit u rritën me 25% në terma vjetore, në nëntor, ndërkohë një muaj më parë, ato ranë me 0,3%.

Çmimet e eksportit u rritën me 21,5% në terma vjetore dhe me 1,4% në nëntor./atsh

Të ngajshme

Bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit devijon 33 anije

KushtrimGuraj

Gjashtë ministra dhe zv.kryeministri në Rumani japin dorëheqjen

Blearta

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese nga koleksioni i ri

Blearta