Telenews

Personat që gërhasin janë të rrezikuar nga infarkti në tru

Një studim i fundit ka treguar se personat që gërhasin kanë dy herë më shumë gjasa që të pësojnë infark në tru, sesa ata që flen qetë.

Studiuesit irlandezë kanë bërë të ditur se studimi i afro 4 mijë e 500 personave, shqyrtoi nëse problemet e gjumit ishin të lidhura me një rrezik të tillë.

Christine McCarthy, nga Universiteti i Galëay, dha detaje në lidhje me këtë studim, shkruan The Sun.

“Rezultatet tona sugjerojnë se problemet individuale të gjumit mund të rrisin rrezikun e një goditjeje në tru. Kjo mund të çojë në pesë herë më shumë rrezik për goditje në tru krahasuar me ata që nuk kanë probleme me gjumin”.

“Ndërhyrjet për të përmirësuar gjumin mund të zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru dhe duhet të jenë objekt i kërkimeve të ardhshme”, u shpreh ai.

Ndërkaq, edhe një studim tjetër i publikuar në Neurology, theksoi se problemet specifike të gjumit ndikuan në rrezikun për infarkt të trurit.

Të ngajshme

Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet

Valjeta Turkaj

Studimi: Largimi nga rrjetet sociale, përmirëson nivelin e depresionit dhe ankthit

KushtrimGuraj

Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?

Valjeta Turkaj