Telenews

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

Rreth orës 20:30 të së enjtes, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person i dyshuar ka rënë nga një ndërtesë gjatë përpjekjes për t’iu shmangur arrestimit nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i dyshuari ishte i kërkuar me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”. Në momentin kur policia po tentonte ta arrestonte, ai dyshohet se ka rënë nga lartësia, duke pësuar lëndime trupore.

Personit të lënduar i është ofruar menjëherë ndihma mjekësore dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim me institucionet përkatëse për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj

“Ai ishte rrahur paraprakisht nga disa persona tjerë”, Besnik Berisha thotë se Agonit ia çau vetullën dikush, para se të arrinte Policia

KushtrimGuraj