Telenews

Përurimi i nënstaconit policor në Leposaviq, Kurti: Kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të renovimeve në nënstacionit policor, në fshatin Soqanicë të komunës së Leposaviqit.

Ai tha se “me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët pa dallim” përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.

“Këtu në Soqanicë të Leposaviqit, me rastin e përurimit nëpërmjet prerjes së shiritit të kuq të nënstacionit policor, të një renovimi aq  thelbësor  sa që do të mund të thosha rindërtim të kësaj godine e cila i ka tash kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë. Dikur ka qenë vetëm një dhomë në kushte të mjerueshme, tash janë tri dhoma, dy banjo në 75 metra katrorë dhe kur ka këso kushte kaq të mira për policinë sigurisht që kjo reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në cilësinë e shërbimeve që jepen për qytetarët pa dallim. Policia këtu do të jetë multietnike dhe ajo do t’i shërbejë qytetarëve pa dallim etnie, ngjyre, moshe, gjinie apo religjioni”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj