Telenews

​Përurohet nënstacioni policor në Junakë të Zveçanit

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është inauguruar objekti i renovuar i Strehimores për viktimat e dhunës në familje në Mitrovicën e Veriut, i cili i është dorëzuar Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.

Strehimorja do të ofrojë kushte bashkëkohore dhe trajtim me dinjitet për viktimat e dhunës në familje.

Më pas, zyrtarët kanë vizituar edhe punimet që kanë nisur në rrugën që lidh një pjesë të Zveçanit me Liqenin e Ujmanit, një projekt që synon lehtësimin e qarkullimit të banorëve lokalë dhe rritjen e efikasitetit operacional të Policisë së Kosovës.

Vizita është përmbyllur me inaugurimin e nënstacionit të ri policor kufitar në Junakë të Zveçanit, i cili sipas autoriteteve do të përmirësojë kushtet e punës për zyrtarët policorë dhe do të kontribuojë në forcimin e kontrollit kufitar dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Të ngajshme

Nga një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

Blearta

Futbollisti i Manchester United nuk merr ftesë nga Anglia

Blearta

Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike

Blearta