Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, morën pjesë në përurimin e Repartit të Hemodializës në objektin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë. Ky shërbim tani po ofrohet për herë të parë në komunën e Podujevës.
Deri më tani pacientët nga kjo komunë, trajtimin e kanë marrë në Prishtinë.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, ky repart ka 15 shtretër të digjitalizuar dhe antibakterial, 16 aparate moderne të reja të Hemodializës (prodhim i vitit 2025), osmozë për furnizim me ujë të pastër, absolutisht të dejonizuar për procesin e dializës dhe dy dhoma të veçanta për ata, të cilët janë të infektuar, ndërkohë që kanë nevojë për hemodializë.
Vlera e përgjithshme e investimit, thuhet se është 343,200 euro dhe është në kuadër të investimeve për zgjerimin dhe modernizimin e shërbimeve të dializës në vend.