Telenews

Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër

perurohet-ura-e-re-per-kembesore-mbi-lumin-iber

Mitrovica tashmë është bërë edhe më një urë të dytë, që lidh jugun me veriun, e që është ajo e këmbësorëve. Të pranishëm për te prerë shiritin e urës kanë qenë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kjo urë nuk është kundër askujt, ndërsa ka theksuar se ajo do të rritë bashkëpunimin në mes të jugut dhe veriut të Mitrovicës. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se për gjithsej 54 ditë afat rekordi është realizuar ura e re mbi lumin Ibër për automjete, e nga sot edhe për këmbësorët.

Nga ana tjetër, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci tha se Mitrovica po merr drejtimin e duhur. Ndër të tjerash, më 26 gusht të këtij viti është lëshuar për qarkullim ura për automjete.

Të ngajshme

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

KushtrimGuraj

Ambasadat e Kosovës, zëdhënëse të Qeverisë – nuk e huqin asnjë postim të Kurtit e Gërvallës

KushtrimGuraj

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

KushtrimGuraj