Telenews

Përveç në Prishtinë, policia po kryen bastisje edhe në dy komuna tjera – ja për çka po dyshohet

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore në Prishtinë, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Insajderi merr vesh që bastisja ndërlidhet me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana dhe biznesmenit Dritmir Islami.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për Insajderi se bastisjet janë duke u realizuar jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komunat e Ferizajt dhe Shtimes.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime,” ka deklaruar Kelani.

Ai ka bërë të ditur se bastisjet lidhen me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas tij, pas përfundimit të operacionit dhe në koordinim me organet e drejtësisë, pritet të jepen informacione shtesë për rastin.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Të ngajshme

Ambasadori i BE-së: Sulmet kundër gjyqtarëve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme

Valjeta Turkaj

Një vit e tetë muaj burgim për rivalin kryesor të Erdoganit në Turqi

Valjeta Turkaj

Kapen me 375 boksa cigare në aeroportin e Prishtinës

Valjeta Turkaj