Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se operacioni “Stuhia”, ishte “një krim”, për të cilin thotë se “Zoti mund ta falë, por serbët nuk mund ta falin e as ta harrojnë”.
“Stuhia nuk është turp për Kroacinë, është vetëm vazhdimësi e politikës së turpshme të brezave të politikanëve kroatë për të shfarosur popullin serb”, ka thënë Vulin, raporton Tanjug.
Ai ka shtuar se “Stuhia ishte turp për OKB-në, sepse serbët e dëbuar jetonin në zona nën mbrojtjen e OKB me fjalën e organizatës botërore, pa armë dhe mbrojtje”, ka pretenduar ministri i shtetit që ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Stuhia është turp për BE-në, sepse asnjëherë nuk ka shqiptuar asnjë fjalë të vetme dënimi për anëtarin e saj, i cili feston spastrimin etnik më të madh në Evropë pas luftës së dytë botërore”, ka shprehur viktimizim Vulin.
Më 4 gusht 1995, Ushtria Kroate nisi një ofensivë ushtarake të quajtur Operacioni Stuhia, në të cilin forcat kroate rifituan pothuajse të gjithë territorin e pushtuar në vitin 1991 nga serbët rebelë të Kroacisë, të cilët ishin ndihmuar nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paraushtarakët serbë.

