Telenews

Përzgjedhësi Adil Maliq publikon listën e Kosovës U19 për dy ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë U19

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Adil Maliqi e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë U19.

Ndeshjet do të zhvillohen më 14 dhe 16 qershor në stadiumin e Kukësit.

Nuk mungojnë lojtarë që luajnë në klube me emër Arjanit Fazlija dhe Larson Ferati që luajnë te Bayern Leverkusen.

Në listë janë edhe Luis Karaqi (Hannover), Leon Zeqiraj (Werder Bremen), Elton Krasniqi (Stuttgart), Dion Gerbovci, Sead Ahmeti dhe Davud Syla, Merlind Kodra (Grasshopper).

Shumica e lojtarëve të ftuar nga janë Gjermania dhe Zvicra, ndërsa nuk mungojnë as ata që luajnë në futbollin vendor.

Luan Dobra (Drenica), Igballa Jashari (Prishtina), Elmendin Rama (Trepça), Arjol Bllaca (2 Korriku), po ashtu janë ftuar nga Adil Maliqi.

Të ngajshme

Zvicra prezanton fanellat e reja, Xhaka personazhi kryesor

Hafize Elshani

“Nuk e konsideroj Kosovën, jam danez” – Futbollisti kosovar çuditë me deklaratën e fundit

Hafize Elshani

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani