Telenews

Pesë shoferë në Ferizaj gjobiten nga 200 deri në 500 euro për shkelje të trafikut

Pesë shoferë në rajonin e Ferizaj janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës për shkelje të rënda të rregullave të trafikut rrugor.

Gjobat variojnë nga 200 deri në 500 euro, duke përfshirë edhe masa mbrojtëse si heqja e patentë-shoferit për tre muaj për tejkalim në vend të padukshëm dhe përdorim të telefonit gjatë drejtimit. Dy kompani transporti u ndëshkuan me nga 500 euro për lejen e qarkullimit të automjeteve me regjistrim të skaduar.

Policia bëri thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar.

 

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj